Ministri i Jashtëm i Iranit duket se e ka shpallur Ngushticën e Hormuzit “plotësisht të hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.
Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.
Postimi i plotë i Aragchit në X thotë:
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”.






