LAJMI I FUNDIT: Bllokohen pagesat në Kalimash, kolona të gjata në kthim për në Kosovë

- Advertisement -

Fluks i madh i automjeteve është regjistruar sot në pikën e pagesës në Kalimash, në autostradën Rruga e Kombit, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të procesit të pagesave dhe krijimin e kolonave të gjata.

Sipas burimeve nga Scanner, qytetarët që po kthehen nga Shqipëria drejt Kosovës po përballen me pritje të gjata, për shkak të vonesave në sistemin e pagesës në këtë segment rrugor.

Disa drejtues mjetesh kanë raportuar se radha e automjeteve shtrihet për disa kilometra, ndërsa lëvizja po zhvillohet me ritëm shumë të ngadaltë. Ende nuk dihet saktësisht shkaku i ndërprerjes së pagesave, por dyshohet për probleme teknike apo mbingarkesë të sistemit për shkak të fluksit të shtuar.

Autoritetet nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me situatën.

Të ngjashme

Të fundit