Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar disa orë pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Sudani.
Ajo ka vlerësuar kontributin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri të ditur njohjen zyrtare nga shteti afrikan.
“Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik.” – tha ajo mes tjerash.
Postimi i plotë:
🇽🇰🤝🇸🇩 | Republika e Kosovës sot shënoi edhe një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e saj ndërkombëtar, njohjen nga Sudani.
Kjo njohje vjen vetëm pak javë pas lajmit të mirë nga Kenia, duke forcuar më tej praninë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës në Afrikë dhe përtej saj.
Jemi thellësisht mirënjohës Sudanit për këtë vendim, Presidentes Osmani për punën e saj, si dhe të gjithë aleatëve tanë që kontribuan në këtë sukses të përbashkët diplomatik.
Presim me padurim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme diplomatike dhe bashkëpunimin konkret me Sudanin në fusha me interes të ndërsjellë.
Urime Kosovë!