Lajme të këqija, Zhegrova dhe Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares dy futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Zhegrova është liruar për shkak të një lëndimi, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.

Ndërkaq, Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të Fodës për shkak të pezullimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.

Kosova do të përballet me Irlandën më 17 nëntor, në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme

Të fundit