Lajm tragjik për Hansi Flick, i vdes babai

- Advertisement -

Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka përjetuar një humbje të madhe personale vetëm pak orë para “El Clasicos” së sontme kundër rivalit Real Madrid, pasi babai i tij ka ndërruar jetë.

Flick, 61-vjeçar, mund ta sigurojë titullin e dytë radhazi në La Liga nëse Barcelona arrin ta mposhtë Real Madridin, por triumfi eventual do të ketë një shije të hidhur për trajnerin gjerman, i cili po kalon momente të vështira pas humbjes së babait të tij.

Barcelona ka reaguar me një deklaratë zyrtare në mbështetje të trajnerit të saj gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.

Klubi katalanas bëri të ditur se qëndron pranë ish-trajnerit të Bayern Munich pas humbjes së rëndë familjare.

“FC Barcelona dhe e gjithë familja blaugrana dëshirojnë t’i shprehin ngushëllimet dhe mbështetjen Hansi Flick pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Ne ndajmë dhimbjen me të dhe jemi pranë tij dhe familjes së tij në këtë moment shumë të vështirë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Sipas raportimeve, Flick do të jetë sonte në bankinën e Barcelonës për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Trajneri gjerman ka qenë një faktor kyç në ringritjen e Barcelonës në fushë, pavarësisht problemeve financiare që klubi vazhdon të ketë jashtë saj.

Sezonin e kaluar, Flick arriti të fitonte Kupën e Mbretit dhe La Ligan në sezonin e tij të parë në krye të klubit katalanas.

Të ngjashme

Të fundit