Lajm i mirë: Më në fund, po asfaltohet rruga te Ujëvara e Mirushës

- Advertisement -

Pas një periudhe të gjatë pritjeje, kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që çon drejt Ujëvares së Mirushës.

Punëkryes i projektit është Benita Company, e cila tashmë ka filluar realizimin e punimeve në terren.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen e vizitorëve drejt Ujëvarës së Mirushës.

Kujtojmë se Ujëvara e Mirushës është një prej destinacioneve më të vizituara turistike në Kosovë./IndeksOnline/

 

Të ngjashme

Të fundit