A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Përgjigjet Paris Guri

- Advertisement -

Në DPT te Fidani, Guri tha se LDK është parti institucionale dhe fillimisht e pret certifikimin e rezultateve zgjedhore.

“Nuk jemi duke ba diçka msheft, për arsye që nuk është në logjikën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me u taku msheft e me bë takime të mshefta. Nuk kemi çka me fsheh prej qytetarëve tanë”, deklaroi deputeti i LDK-së.

Duke folur për unitetin e partisë së tij, Guri tha se ka koordinim brenda grupit parlamentar të LDK-së.

“Unë mendoj që po. Edhe kur ka qenë legjislatura e kalume, kanë mbërri me i ba 15 nënshkrime për propozimin që e ka bërë zotëri Lumir Abdixhiku. Edhe besoj e shpresoj që prapë ish dashur me pas unitet, për arsye se… Unë tash po foli personalisht: nuk mundesh me votu diçka kundër interesave të partisë, për arsye që ne jemi pjesë e asaj partie dhe i kemi marrë votat në atë parti. Domethënë, nëse nuk të pëlqen Lidhja Demokratike e Kosovës, ti mundesh me kërku votë në mënyra të tjera, jo përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës e mandej me u çu kundër venimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit