Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Në një shkrim në rrjetin social “X”, Lajçak ka njoftuar se gjatë takimit kanë folur për Ballkanin Perëndimor.
“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij” – ka thënë ai.