Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ankorohen fuqishëm në familjen e madhe evropiane. Kështu deklaroi emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak.
Ai i bëri këto komente gjatë konferencës ”Evropa Lindore dhe Juglindore”, organizuar nga Forumi ‘Delphi’.
“Në Konferencën e sotme “Evropa Lindore dhe Juglindore organizuar nga Forumi Delphi, fola për rëndësinë e një perspektive të besueshme të Ballkanin Perëndimor në BE”, shkroi lojcak në llogarinë e tij në tëitter.
“Për të ankoruar fuqishëm rajonin në komunitetin tonë demokratik të vlerave”.
Ditëve të fundit në Kosovë, përveç Lajçak , qëndroi edhe emisari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai britanik, Stuart Peach.