Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, po merr pjesë së bashku me të bijën, Zanën, në protestën e organizuar në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Tahiri ka publikuar një fotografi nga protesta, ku shihet së bashku me të bijën, ndërsa ka shkruar një mesazh në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
“Zana ime në lirinë që e solli Hashim Thaçi dhe shokët së bashku me popullin”, ka shkruar Tahiri.





