-1.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

La Liga “fal” Vinicius, braziliani pezullohet dy ndeshje, por do të luajë në Superkupë

- Advertisement -

Në fushë dhe jashtë saj, sa herë përmendet emri i Vinicius Junior, polemikat janë të sigurta. Ylli i Real Madrid u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e prapambetur kundër Valencia, të luajtur të premten e shkuar dhe të fituar 2-1 nga skuadra e tij.

Braziliani bëri një gjest anti-sportiv ndaj portierit kundërshtar, qëu shoqërua me shumë kritika. Por polemikat janë ndezur sërish pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në La Liga.

Ai e pezulloi Vinicius Junior me dy ndeshje, dënim që braziliani do ta shlyejë në sfidat e ardhshme të kampionatit spanjoll.

Pikërisht, ky detaj është cilësuar si një skandal nga mediat e Katalonjës, që sigurisht mbështesin Barcelonën. Sipas tyre, La Liga I ka bërë një nder tjetër Realit të Madridit, pasi Vinicius do të zbresë në fushë të enjten në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës kundër Majorka dhe nëse madrilenët kualifikohen do të luajë edhe në finalen e trofeut.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat katalonjase, ky vendim tregon edhe një herë tolerimet që i bëhen skuadrës “los blancos”, ndërsa në raste të tjera si këto përdoret “dorë e hekurt” nga komisionet.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit