14.2 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Ky është vendi ku Covid-19 cilësohet si endemik

- Advertisement -

Britania e Madhe është një nga vendet që është prekur më shumë nga pandemia, por ekspertët tashmë kanë një lajm pozitiv për vendin. Sipas tyre, Britania e Madhe mund të jetë vendi i parë në Europë ku virusi do të bëhet endemik.

Vendi regjistroi 120,821 raste të reja në 24 orë, një rënie në krahasim me javët e kaluara. Rënia është afër 50% dhe tani po ndodh për të gjashtën ditë radhazi, gjë që i bën epidemiologët të arrijnë në përfundimin se ndoshta po shkojnë drejt fundit të pandemisë, ndoshta në një kohë shumë më të shkurtër.

Kjo atmosferë optimizmi mbështetet edhe nga modelet matematikore që tregojnë se  numri  i rasteve në Britaninë e Madhe ndjek të njëjtin kurs si në Afrikën e Jugut, pra në vendin ku u zbulua për herë të parë Omicron nëntorin e kaluar. Sipas të dhënave, koronavirusi pothuajse është eleminuar, raporton abcnews.al

“Aktualisht, vendet e hemisferës veriore po përballen me faza të ndryshme të pandemisë. “Dhe Britania e Madhe është ndoshta në fund të pandemisë, tha David Hayman, një epidemiolog.

Sipas ekspertëve, 95% e personave kanë arritur imunitetin e tufës dhe arsyeja kryesore është  shkalla e lartë e vaksinimit. Megjithatë, këto parashikime të favorshme nuk duhet të çojnë në vetëkënaqësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit