28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ky është mesazhi që e dha Kurti në Paradën e Krenarisë

- Advertisement -

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur parada në sheshin e Prishtinës, për të shënuar Javën e Krenarisë për këtë vit.

Me paradën e sotme në shesh do të përmbyllet Java e Krenarisë.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se kjo paradë kundërshton stigmatizimin.

Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, atëherë duhet të flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson përjashtimin dhe e garanton këtë të drejtë. Andaj, mora pjesë në këtë paradë sepse shteti ynë i pavarur është republikë demokratike që nuk e përjashton asnjë njeri dhe garanton barazi për të gjithë”, tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit