Bahri Karaçës, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg është rrahur në vendin e punës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gazeta Insajderi mëson se ai është rrahur nga një inxhinier i minierës së “Trepçës”. Sipas burimit, i dyshuari është Avdi Peci.
Sipas këtij burimi, assyeja e përleshjes ka qenë lidhur me një vërejtje që ky i fundit ka marrë nga drejtori.
Sipas zëdhënësit të Policisë, i dyshuari është duke u intervistuar në stacion policor.
“Rreth orës 11:00, ankuesi M/K/Sh, ka raportuar se në vendin e tije të punës në zyrat e Mineres në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari M/K/Sh. Viktima ka kërkuar treman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti.