9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Llaushë të Skenderajt

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet të ketë vrarë gruan e tij 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt.

Bëhet me dije se i dyshuari për vrasjen e 48 vjeçares është Skender Qerimi

Poashtu sipas këtij burimi, në momentin e arrestimit ai citohet t’i ketë thënë policisë se ka vrarë gruan e tij.

Ngjarja që e ka tronditur sot Skenderajn ka ndodhur rreth orës 13:10.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 13:40, policia në Skenderaj, ka pranuar informacion  për një plagosje nga arma e zjarrit e ndodhur në fshati Llaushë të Skenderajt.

Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë  të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri  në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur.

Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja.

Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit