Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku do të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut.
Brenda Kuvendit po bëhen tashmë përgatitjet për votim. Në dy kutitë e votimit të vendosura brenda sallës, pritet të votojnë 329 delegatë që po marrin pjesë në mbledhje.
Për t’u miratuar në Kuvend kërkesa për shkarkim, duhet të votojnë shumica e delegatëve të pranishëm në sallë. Nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit i kanë dhënë rreth 150 delegatë.






