-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas votimit të Listës paraprake të pronave për dhënie në shfryyëzim, ka falënderuar të gjithë asamblistët e pranishëm në mbledhje.

Faleminderit, Drenasi ka perspektivë, Drenasi është zemra e Kosovës, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në Seancën e jashtëzakonshme, nga 13 pikat e rendit të ditës, pika e tretë zgjoi interesim të madh te opozita, e cila ende heziton ta votojë listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim.

Pas një debati, propozimi i Milaim Hajdarit u aprovua njëzëri që nga 54 pronat e propozuara në Listë, tri të mënjanohen.

51 pronat tjera në Listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim u miratuan me 17 vota pro. Se kush është mbrojtës i pronës publike dhe si shtohet vlera e pronës, këtë e dinë qytetarët e komunës së Drenasit, me disa shembuj, si ai te hekurudha, në Arllat, etj.

Opozita ka të drejtën e kësaj bote për ta kundështuar çdo propozim tonin, por, zhvillimi i komunës, investimet, bizneset me vende të reja pune, janë të mirëseardhura në Komunën e Drenasit dhe askush nuk mund t’i ndalojë.

Premtimi im për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarëve, nuk njeh pengesa. Falënderoj të gjithë asamblistët e pranishëm në mbledhje, e në veçanti falënderoj opozitarët që votuan pro dhe asamblistin më të ri të grupit tonë parlamentar, Selman Qallapakun.

Faleminderit, Drenasi ka perspektivë, Drenasi është zemra e Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/HtRRsfg9BsAq9tkg/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit