Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga sot është i hapur për bashkatdhetarët

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të organizojë edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili do të mbahet nga sot (e hënë), 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin do të mund ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti këtë vit zhvillohet në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar, duke mbetur një nga institucionet kryesore të vendit pa funksionalizim të plotë.

Megjithatë, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët në kuadër të aktivitetit tradicional

Të ngjashme

Të fundit