Rozana Radi është surprizuar ditën e djeshme me një parashutë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Ditët e fundit, Rozana është dukur e mërzitur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, e shkak janë bërë debatet e saj me Gjestin. Ky i fundit i ka përmendur banores ish-partnerin e saj, reperin e njohur.
Por shoqja që ajo bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Livia, ka menduar se si ta gëzojë.
Rozana është surprizuar sot nga një parashutë e nisur pikërisht nga ish-banorja e BBV 4.
“Rozi, ti je një dashuri e madhe. Je një shpirt i bukur dhe shoqe besnike. Lum kush të njeh, e të ka pranë. Lufto për vete dhe për ne! #Team Rozana & Gjuhadoli”, shkruhej në parashutën që ish-banorja e BBV 4 i bëri surprizë këngëtares së njohur.
Edhe vetë Livia ka postuar në “Instastory” një fotografi të parashutës, ku etiketon Rozanën dhe motrën e këngëtares, Andeta Radi.