14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kusari më në fund merr përgjigje nga RTK: Buxheti i Festivalit të Këngës është 350 mijë euro, do ta verifikoj

- Advertisement -

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se ka fituar në rastin kundër mostransparencës së Radiotelevizionit të Kosovës.

Kusari përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se RTK ka kthyer përgjigje, pas njoftimit për pasoja ligjore nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

“Fitova në rastin kundër mostransparencës së RTK-së

RTK-ja sot është përgjigjë në kërkesën time për qasje në informaten sa është buxheti i Festivalit të Këngës 2024 përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi kjo agjencia e njoftoi për shqiptimin e dënimit dhe pasojat ligjore.

Përgjigjen nuk ma ofruan mua por agjencisë.” – ka thënë ajo fillimisht.

Tutje, Kusari u shpreh se në përgjigjen e RTK-së, është thënë se buxheti i Festivalit të Këngës 2024 është 350 mijë euro.

Megjithatë, ajo ka njoftuar se do ta verifikojë këtë informacion.

“Buxheti i festivalit sipas RTK-së është 350,000 euro.

Sigurisht që këtë informacion do ta verifikoj tutje.

Faleminderit AIP për korrektësinë dhe shpejtësinë e trajtimit të ankesës.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit