Ballina

Kusari-Lila flet për raportet me VV-në e Kurtin pas publikimit të bisedave me Simiqin

By GAZETA SCANNER

September 13, 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar përsëri audio-incizimet e bisedës së saj me Slavko Simic e Listes Serbe.

Mimoza Kusari-Lila, për Pressing të T7, tha se raporti i saj me Albin Kurtin dhe Grupin Parlamentar të VV-së, nuk ka ndryshuar pas publikimit të këtyre bisedave.

Jo në fakt kjo e ka tregu e para vetbesimin e tyre, unë personalisht jam ndje e mbështetur dhe jam ndje që vendimi im para 6 viteve me VV-në e ka pas një kuptim që rrugëtimi im është tregu në besim të ndërsjellë. Nuk ka pas asnjë dyshim, që unë e kam vërejt te dikush të GP. Asnjë ska thënë që mundet me pas raport tjetër, ka pas raport tepër të unifikuar. E ka kriju unitetin brenda grupit se ajo që ka ndodh është pa që dëshiron të na ndajë sesa që t’i tregohet diçka opinionit”, u shpreh ajo, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka ndryshu (as me kryeministrin Kurti), siç e keni pa edhe në korrik dhe takimet pasuese ka vazhdu me koordinim të plotë dhe natyrisht me diskutim edhe me Grupin Parlamentar”, tha ajo.