22.9 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Matoshi: Kurti ia ka lidhë këmbët vetit, nesër shkon i sanksionuar në Bruksel

- Advertisement -

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se Kurti shkon në Bruksel si i sanksionuar, ai sipas tij ia ka lidhë këmbët vetit.

“Kur ju kam thënë që janë sanksione, kolegët e mi bertitshin janë masa, tash Kurti vet tha që janë sanksione. Në të drejtën ndërkombëtare nuk ka term masa por sanksione”, tha Matoshi.

Ai tutje në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun tha që Kosova është e ndëshkuar dhe një njeri në tavolinë si i ndëshkuar nuk mundet me i mbrojtë interesat e vendit.

“Mbrojtja e interesave të vendit është detyrim i kryeministrit, Kosova është e sanksionuar si pasojë e veprimeve të tij”, tha Matoshi.

Matoshi iu drejtua Nexhmedin Spahiut që “mos boni hajgare me shtet”.

“Po mundohesh mem qit keq po kot e ki”, i tha Matoshi deputetit Basha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit