Kryetari i shoqatës së Turizmit të Kosovës, pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, së bashku me kreun e operatorëve turistik të Vlorës, kanë takuar zv-ministren e Turizmit të Mjedisit në Shqipëri, Vilma Bello.
Në një postim në Facebook, Kurrishaj ka thënë se bashkërisht kanë diskutuar në hollësi të arriturat e këtij sezoni turistik, që sipas tij, akoma po vazhdon me intensitet rreth 70% me pushues dhe grupe të ndryshme nga Kosova.
Postimi i plotë:
Ne Vlore bashke me kreun e Operatorve turistik te Vlores z.Vasil Bedinaj, takuam zv. Minstren e Turizmit dhe Mjedisit te Qeverise Shqiptare, znj. Vilma Bello, edhe pse dite e diel ne patem ratsin te dikutojme me hollesi te arriturat e ketije sezoni turistik verore ne raport 🇽🇰🇦🇱 dhe anasjelltas, qe akoma po vazhdon me intensitet rrreth 70%, me pushues dhe grupe te ndryshme turistike nga Kosova.