Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Betejën për drejtësi do ta vazhdojmë deri në lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vizituar mbrëmë familjen e Rexhep Selimit në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se vizita u zhvillua te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputete dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Në vizitë morën pjesë edhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë.

Vetëvendosje ka rikujtuar se gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor, Rexhep Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, para se të nisej për në Hagë.

Lëvizja ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për drejtësi dhe lirimin e krerëve të UÇK-së.

 

Të ngjashme

Të fundit