10 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Kurti vizitoi xhudistët në Qendrën Nacionale të Xhudos

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në Pejë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi edhe Qendrën Nacionale të Xhudos, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

 

Ai u takua me xhudistët tanë të cilët po përfundojnë përgatitjet për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë sport në kuadër të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, të cilat mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

 

Kryeministri Kurti u uroi suksese sportistëve e xhudistëve tanë në ndeshjet e tyre, dhe u dëshiroi rezultate kulmore në disiplinat e tyre me të cilat e lartësojnë edhe më shumë imazhin tonë ndërkombëtarisht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit