16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kurti vijon qëndrimin në Paris, zhvillon edhe takimet tjera

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar qëndrimin në Paris edhe pas mbajtjes së Forumit të Paqes, ku, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, ka zhvilluar edhe takim me përfaqësuesë të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S).

“Qëndrimin në Paris, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje e vijoi me takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S), Michael Deboudt, presidentin e Bordit, Jean Reveillon dhe anëtarin tjetër të Bordit, Bernard Miyet”, thuhet në njoftim.

Sipas ZKM-së, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, tregtisë, investimeve, akademisë përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit, dhe artit.

“Duke folur për raportet dhe partneritetin ndërmjet dy vendet, ndër të tjera në takim kryeministri veçoi bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me Francën në fushën e filmit dhe rezultat e deritanishme. Ai i falënderoi ata për mikpritjen, si dhe për punën e angazhimin e tyre në ndihmë dhe mbështetje të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit