11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024, Shqipëria nis grumbullimin të hënën

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna e 13 nëntorit përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’.

Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

“Kuqezinjve” iu mjafton një pikë për tu kualifikuar tutje, pasi kryeson Grupin E me 13 pikë, derisa Republika Çeke është e dyta me 11 sosh.

Dy kundërshtaret e radhës, Moldavia dhe Ishujt Faroe janë në dy vendet e fundit të grupit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit