0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kurti u takua me studentë nga diaspora në Gjermani

- Advertisement -

Nga kryeqendra e Norvegjisë drejt qytetit të Frankfurtit udhëtoi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti këtë fundjavë, gjersa në mëngjesin e sotëm takoi e bashkëbisedoi me studentë nga diaspora jonë në Gjermani.

 

Bashkë edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kryeministri Kurti diskutoi me pjesëmarrësit mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët.


Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit.

Në këtë bashkëbisedim me studentët, kryeministri foli edhe për ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët.
Kryeministri theksoi se ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës, është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

 

U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend. U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MW. Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm.

 

Ky takim ishte një mundësi e mirë edhe për të njohur nga afër të rinjtë e të rejat nga diaspora dhe për të mësuar më shumë mbi eksperiencat dhe përvojat e tyre.

Kryeministri i falënderoi ata për bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë, duke ju uruar suksese gjatë studimeve dhe rikujtuar rëndësinë e kontributit për vendin.

 

Më shumë foto gjeni në linkun më poshtë:


 

https://we.tl/t-Q01ZxnuXPG

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit