Kurti takon nënsekretarin britanik: Dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, me ç’rast ka vlerësuar lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se ky takim pason bisedat e zhvilluara përgjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe përmes telefonit.

Kreu i qeverisë nënvizoi rolin historik dhe të vazhdueshëm të Londrës në mbështetje të shtetësisë së Kosovës.

 Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri shtoi po ashtu se me konsolidimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve, vëmendja kryesore është te reformat dhe zhvillimi ekonomik, me një fokus të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit me Britaninë nga fusha e mbrojtjes e deri te organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Të ngjashme

Të fundit