Fernandes për Unitedin: Nuk jemi ata të së kaluarës

- Advertisement -

Kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka ardhur me një mesazh të fortë për klubin.

Ai ka thënë që duhet kuptuar që Djajtë e Kuq nuk janë më ata të së kaluarës.

“Te ky klub ka shumë përqendrim te ajo që është arritur në të kaluarën… por realiteti është se ne nuk jemi më ata njerëz që ishim dikur”, ka thënë Fernandesi.

“Klubi dhe lojtarët duhet ta kuptojnë këtë”, deklaroi ai për Sky.

“Fatkeqësisht, sidomos për lojtarët që vijnë këtu, pritshmëritë janë të fitojnë trofe, ndeshje dhe të arrijnë nivelin më të lartë. Por vitet e fundit, kjo ka qenë shumë e vështirë për këtë klub. Ky është realiteti”.

Të ngjashme

Të fundit