29.8 C
New York
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

Kurti takon ish-kreun e BERZh-it, i flet për “progresin e jashtëzakonshëm ekonomik” që nga çlirimi

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Kryesuesin e organizatës ODI Global, Sir Sumantra Chakrabarti, dhe CEO-n e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë udhëtuar në Prishtinë këtë javë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Në këtë takim, siç ka njoftuar Kurti, është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në vitin 2012, anëtarësim që erdhi gjatë mandatit të Sir Suma si president i këtij institucioni ndërkombëtar financiar.

Po ashtu, në takim është biseduar edhe për, siç tha Kurti, “progresin e jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik” të vendit që nga çlirimi, 25 vjet më parë.

“Gjatë një drekë me kuzhinën tonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në fillim të mandatit të Sir Suma si President; progresin tonë të jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; dhe punën e gjerë dhe të avancuar të ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Kurti në një postim në X.

Ai tha se pret me padurim që t’i vazhdojnë takimet edhe në të ardhmen

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit