31.7 C
New York
Tuesday, June 25, 2024

Buy now

Flet babai i 15-vjeçarit që u rrah nga policia: Më thanë, “ndoshta ta mbysim krejt”

- Advertisement -

Një person i moshës 15-vjeçare raportohet se është rrahur nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Palestrën e Sporteve në Drenas.

Në lidhje me ngjarjen për Klankosova.tv ka folur Bujar Gjoka, babai i 15-vjeçarit, i cili tha se djali i tij është rrahur brutalisht nga policia.

“Unë kam qenë për përvjetor të axhës në atë kohë. Policia e kanë marrë djalin tim dhe e kanë rrahur brutalisht. I kemi edhe incizimet. Ia kanë zënë frymën dhe e kanë rrahë. Një fëmijë 15 vjeçar është tmerr që të rrahet nga një polic i Kosovës, është e tmerrshme”, tha Gjoka për Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ka shkuar në polici që të marrë informata në lidhje me arrestimin dhe rrahjen e djalit.

“Kam shku dhe kam pyetur se pse më është rrahë djali, më janë përgjigjur ‘ai e dinë’. Polici më ka thënë se ‘ndoshta e mbysim krejt’”, tha Gjoka.

Gjoka tha se rastin e ka lajmëruar në Inspektoratin Policor të Kosovës, por ankesa pati edhe për ta, pasi tha se “janë munduar ta mbulojnë njëri-tjetrin”.

“Kur kanë qenë IPK-ja, janë mundur ta mbulojnë njëri-tjetrin. Djali është liruar dje dhe nuk ka fjetur tash e 24 orë”, tha ai.

Në lidhje me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi dyshohen për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit