10.2 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Kurti takoi drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pritën sot në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj, ishte tema e diskutimit në takimin që u mbajt në Ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit