Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi me Hamzën do të zhvillohet në ora 09:00 e mëngjesit, kurse me Abixhikun në ora 18:00.
Hamza e Abdixhiku dje kanë thënë se do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit.
Kryetari i PDK-së tha se është i gatshëm të takohet me Kurtin nga ora 09:00 por në objektin e Kuvendit dhe jo në atë të Qeverisë, siç e kishte dërguar ftesën.
Ndërsa, Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të LDK-së tha se do t’i përgjigjet ftesës, ndërsa për kohën tha se mbetet për tu dakorduar.






