Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rutte

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

 

Kryeministri Kurti dhe sekretari Rutte, kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.

 

“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin. Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme

Të fundit