Kurti: Takimet me LDK-në nuk janë lajm, janë përpjekje për konstituimin e institucioneve

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se ende nuk ka marrëveshje politike dhe se takimet me LDK-në nuk përbëjnë lajm, raporton EO.

Sipas tij, ato janë përpjekje normale për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.

“Kur të kemi marrëveshje politike nga ana ime do të keni edhe material për lajme. Takimet me LDK-në nuk janë më lajm. Janë përpjekje normale për t’i konstituar institucionet e legjislaturës së 11-të”, tha Kurti.

Të ngjashme

Të fundit