Aktualisht, në foltoren e Kuvendit të Kosovës po flet kryeministri Albin Kurti, derisa edhe pak minuta vendi zyrtarisht shkon në zgjedhje.
Në një fjalim para deputetëve të VV-së, Kurti vazhdoi sulmet ndaj partive opozitare.
“Nuk pranuan as rrokadë, as poste qeveritare, sepse nuk kishin kërkesa për vete, kishin inat, mllef ndaj neve. Por këto nuk janë probleme që unë mund t’i shëroj, atë që s’ua ka dhënë populli, s’ua japim dot ne. Kërkonin që neve populli të mos na japë atë që tashmë kishte ndodhur.
Opozita po thotë kështu: ose populli le të na heqë krejt prej Kuvendit, ose duhet me na dashtë me zor. Ata janë të pakënaqur me numrin e deputetëve që i kanë.
Janë subjekte të së kaluarës, zanatit të vjetër, të lodhura, të plakura, të dërrmuara. Po përpiqen që karakterin e tyre ta bartin në popull, duke pamundësuar funksionimin demokratik të institucioneve“, tha ai.






