Deputeti i listës së LVV-së shpall përfundimin e legjislaturës së X

- Advertisement -

Abdullah Klinaku, deputeti i listës së LVV-së, ka shpallur përfundimin e Legjislaturës së X të Kuvendit të Kosovës.

“Ishte nder dhe përgjegjësi të jem përfaqësues i popullit në Legjislaturën e X”.

“U përpoqëm me ndershmëri. Respektuam Kushtetutën. Qëndruam të njëjtë në parime. Dhe për secilin që na besoi votën, mirënjohja ime ka qenë dhe mbetet e plotë”, shkroi Klinaku, duke paralajmëruar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në qershor.

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjidhte presidentin e ri, dhe për pasojë vendi me automatizëm në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Të ngjashme

Të fundit