28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti që refuzonte t’iu përgjigjej pyetjeve të opozitës në Kuvend, thotë se është gjithmonë i hapur që të takohet me ta

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me ftesat ndaj krerëve të partive opozitare për takim.

Kurti thënë se është i interesuar që të takohet me të gjithë.

Sipas tij, ai ka qenë i hapur gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë njësoj edhe në vitin e fundit të qeverisjes.

“Jam i interesuar që të takohem me të gjithë dhe mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku. Unë jam gjithmonë i hapur, i interesuar, i gatshëm. Këtë e kam treguar edhe në të kaluarën dhe do ta tregojë edhe në ditët, javët, muajt në vijim, tash që kemi hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës”, ka thënë Kurti për TV Besa.

Kujtojmë se takimit të Kurtit iu përgjigj pozitivisht Partia Demokratike e Kosovës, kurse dy partitë e tjera opozitare, LDK e AAK e refuzuan ftesën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit