9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në veri.

Siç thotë ai, Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka evidencë që Policia e Kosovës përdori dhunë. Policia e Kosovës është policia më profesionale në Ballkanin Perëndimor. Ka qenë e trajnuar për mbi 20 vjet nga SHBA, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër kemi këto turma…të orkestruara serbe që janë atje për të destabilizuar Kosovën”, tha ai në një intervistë për NBC news.

Kurti po ashtu deklaroi se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet të ketë sundim të ligjit në atë pjesë.

Sipas tij, turmat e dhunshme së pari duhet të përballen me drejtësi, e pastaj të krijohen kushte për zgjedhje demokratike.

Teksa për të depërshkallëzuar situatën, Kurti tha se “ekstremistët” duhet ose të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë.

“Për depërshkallëzim ne duhet që këto turma të dhunshme, këta ekstremistë ose të kthehen në Serbi, sepse nga aty erdhën fillimisht, ose të arrestohen në Kosovë. E pastaj zgjedhje të parakohshme sigurisht… dhe në të njëjtën kohë ne kemi nevojë që Bashkimi Evropian të jetë aktiv në dialog”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se për t’i inkurajuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhje duhet “ta ndalojmë Beogradin që mos t’i ngacmojë ata”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit