7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur “naiv” as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë këtë?

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës i quajti ‘naive’ deklaratat për veriun të sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Hamiti thotë se Blinkenin nuk ka ndodhur që ta quajë ‘naiv’ as ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“A nuk është sulm ndaj aletatëve kur një qëndrim zyrtar të ShBA-së nga sekretari Blinken që është njeriu i politikës së jashtme i emëruar nga presidenti Biden, po e them këtë sepse vet Bideni ka thënë: Kur flet Blinkeni flas unë. Është qëndrim i ShBA-së që e kritikon Qeverinë për veprimet e saj, ma saktë për veprimet që nuk ishte konsultuar me amerikanët, siç e thonë ata. Dhe kryeministri ynë, në emër të Kosovës e quan ‘naiv’. Unë s’kam parë, ka rivalitet të madh, kundërshtime mes Rusisë dhe Amerikës, unë s’e kam dëgjuar Lavrovin ta quaj ‘naiv’ Blinkenin. Kush është Albin Kurti ta quaj ‘naiv’ Blinkenin. Dhe po them, në emër të Kosovës”, ka thënë Hamiti.

Sipas profesorit universitar, Kurti edhe gjatë kohës së koalicionit qeveritar me LDK-në kishte përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj ShBA-së.

“Kryeministri i Kosovës flet kështu dhe s’është hera e parë. Edhe në kohën kur drejtonte qeverinë e parë, në a të kohë me LDK-në, përdorte gjuhë të papërshtatshme karshi ShBA-së, administratës dhe ju kujtohet atëherë ka pasë problem, prandaj ne s’kemi mundur as atëherë të punojmë në Qeveri me Kurtin i cili kishte hyrë në një kurs kundërshtimi me ShBA-në, me aleatin tonë historik”, ka thënë Hamiti në InfoNata në Tëvë 1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit