28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kurti përmend konvertimin e pasaportave, letërnjoftimeve e patentë shoferëve në veri: 2024 është viti i integrimit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është viti i integrimit.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ka treguar disa të dhënat për ndërrimin e pasaportave nga serbe në ato RKS, leternjoftimet dhe patentë shoferët.

2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe hapjen e bizneseve të reja duke thënë se janë hapur 159 të tillë.

Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit