15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kurti për takimin në Bruksel: Borrelli ndryshoi propozimin e dhënë vet, qëllimi i madh u hoq nga agjenda

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth takimit që pati të hënën në Bruksel, duke thënë se Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndryshoi propozimin e dhënë vetë.

Kurti, mes tjerash, thotë se qëllimi i madh u hoq nga agjenda, njofton Klankosova.tv.

“Pas takimit që patëm atje i cili gjithsej zgjati 8 orë Borrelli e ndryshoj premisën e negocimit të ditës së hënë, kundërshtim në parim me propozimin e dhënë vetë ai filloi të insistoj në një marrëveshje që adreson vetëm përmasat e mirëbesimit dhe pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda”, tha Kurti.

Tutje Kurti tregoi se çfarë përmbajtje kishte ftesa që morri nga Borrelli dhe si shkuan takimet.

“Te premten që shkoi u ftova nga përfaqësuesi i lartë i diplomacisë së BE-së dhe zëvendëspresidenti i Komisioni Evropian, Josep Borrell, për një takim të organizuar në selinë e BE-së në Bruksel të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë. Ftesa e Borrell ishte e shoqëruar me një tekst me katër paragrafë që mëtonte të lëshohej si deklaratë në fund”.

“Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e Bashkimit Evropian në përkrahje nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve. Në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillojnë menjëherë bisedimet për propozimin e Bashkimit Evropian në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit të vitit 2023 dhe natyrisht që këtë propozim të zotëri Borrell e kam mirëpritur dhe tashmë ishim deklaruar që propozimi franko-gjerman të cilin zotëri Borrell insistonte në takimin në Parit, më 11 nëntor, që tash e tutje ta quanim propozim të Bashkimit Evropian paraqet një bazë të mirë për diskutim”.

Kurti foli edhe për çështjen e targave për të cilën thotë se ishte në gjendje të pezullonte gjobat, por nga Serbia nuk kërkohej që të regjistronte makina me targa ilegale.

“Në paragrafin e dytë paraqitej çështja e targave së bashku me çështjen e garancioneve me komunitetin serb të cilat do të diskutoheshin në propozimin e Bashkimit Evropian në marrëveshjen për normalizim dhe gjatë tetë orëve i zhvilluam gjashtë takime – tri takime bilaterale e tri trelaterale. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve të qeverisë së Kosovës dhe jo me ndalimin e prodhimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të gatshëm për propozimin e dhënë nga Bashkimi Evropian të pezullonim fazën e dytë të vendimit për targat mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruar makina me tabela ilegale”.

“Nuk është në rregull që të ndalohen gjobat e jo prodhimi i tabelave ilegale, Ky propozim u pranua dhe besoj se ishte një arritje e këtij takimi” tha Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit