Kurti për Specialen në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe mos ndalo së punuari për drejtësi

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War” në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, është deklaruar shkurt për Gjykatën Speciale, pasi u pyet rreth drejtësisë ndërkombëtare.

Ndonëse nuk i përmendi ish-krerët e UÇK-së që dënuan në Hagë me 81 vjet burgim në total, Kurti tha se nuk duhet ndaluar së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi.

Ai e përmendi Apelin dhe punën që duhet bërë, kur “s’je i kënaqur”.

“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka thënë Kurti në panel.

Të ngjashme

Të fundit