2.7 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Kurti: Nuk do të ketë ndëshkime për ata që paguajnë në dinarë

Shefi i Qeverisë Albin Kurti me një postim në rrjetin social X, ka njoftuar se askush nuk do të ndëshkohet për dinarin gjatë një periudhe kalimtare.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje institucioneve të tjera që ta mbajnë të njëjtin qëndrim, shkruan lajmi.net.

Kurti tutje tha se do të japin informacione më të plota gjatë ditëve në vijim.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shkroi ai.

Banka Qendrore e Kosovës në fund të vitit të kaluar miratoi rregulloren e re që ndalon përdorimin e valutave tjera në sistemin bankar të Kosovës, përveç “Euro”, e cila është edhe monedhë zyrtare.

Aleatët e Kosovës vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e kësaj rregullore, me qëllim që ti lihet kohë informimit dhe ambientimit të atyre që mbajnë dinarë që të kthehen në “Euro”.

Për këtë Serbia kishte thirrë një seancë në Këshill të Sigurimit javën e kaluar, ku dhe u pa se të gjithë aleatët i kërkuar Kosovës një periudhë “tranzitore” me qëllim të informimit të serbëve lokal për përdorimin e “Euros”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit