Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga Ujmani, duke theksuar se sot panë nga afër punën “që bëhet në shërbimin e mirëmbajtjes së liqenit, digave dhe infrastrukturës, e po ashtu departamentin e ujit dhe gjenerimit, deri te prodhimi i energjisë elektrike”.
Krahas pamjeve Kurti shkruan: “Derisa “Ibër Lepenci” me rrjetin e kanaleve është tejet i rëndësishëm për furnizimin me ujë për industrinë me theks termocentralet në Kastriot, por edhe për bujqësinë dhe amvisërinë, hidrocentrali është jetik për qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrje. Dhjetëra punëtorë të komunitetit serbë e dhjetëra të tjerë shqiptarë punojnë në ndërmarrjen publike hidroekonomike dhe shumëfunksionale “Ibër Lepenci”, në kuadër të së cilës funksionon hidrocentrali me kapacitet prodhues prej 35 MW, përkatësisht me dy turbina me nga 17.5 MW secila”.
Ai thotë se “në vitin 2025 ndërmarrja ka arritur 12.8 milionë euro qarkullim dhe fitimi neto pas heqjes së zhvlerësimit ishte 1.76 milionë euro. Ajo ka dal me fitim financiar në vazhdimësi që nga viti 2022. Për herë të parë kjo pas luftës së fundit. Në katërvjeçarin 2022-2025, ndërmarrja ka shënuar fitim rreth 4.3 milionë euro, ndërkaq në katërvjeçarin paraprak, 2018-2021, ka pasur 13.8 milionë euro humbje”.
Video:






