16.1 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Kurti në siklet të numrave, lëshon “helm” ndaj PDK-së, LDK-së, AAK-së nëpërmjet Hysamedin Ferajt

- Advertisement -

Kreu i VV-ë, Albin Kurti teksa është në siklet të numrave për konstituimin e Kuvendit, ka sulmuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-ë nëpërmjet ish-kandidatit për deputet Hysamedin Ferajt.

Ky i fundit ka publikuar një status plot ‘helm’ në Facebook, për partitë.

Duke aluduar që LDK e refuzoi takimin me Kurtin Feraj  thotë se kjo parti “PDK-së dhe Serbisë ia fal vrasjen, ndërsa VV-së nuk ia fal epitetin hajvan”.

Në fund, ai përmend edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke thënë se “ai ia fal krimet Serbisë, pa ia kërkuar Serbia”.

“Sqimatare LDK-ja! Vrasjen ia fal PDK-së (dhe Serbisë), por kurrë nuk ia fal epitetin hajvan LVV-së. Harrova: edhe Ramushi ia ka fal krimet Sebisë pa ia kërkuar Serbia!”, shkroi Feraj.

LDK’ja dje refuzoi ftesën e Kurtit për takim, para seancës së sotme të Kuvendit ndërsa PDK ka shkuar, por takimi vetëm ka konfirmuar pozicionet që mbajnë këto dy subjekte.

Të ngjashme

Të fundit