Besianë Musmurati, nënkryetare e Prishtinës, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke thënë se kjo e fundit me deklaratat e saj ka ‘’ofenduar’’ çdo dëshmor e familje dëshmori.
Musmurati ka deklaruar edhe se tema e UÇK’së, nuk është temë ditore.
‘’’Ministrja Gërvalla ka deklarata edhe më skandaloze se kjo, ajo tashmë ministre e Drejtësisë fatkeqësisht, ka qenë ministre e Punëve të Jashtme, para se gjithash ka qenë zëvendëskryeministre. Për mua qytetare, si vajzë të një ish burgosuri politik, për mua është deklaratë jashtëzakonisht fyese dhe ofenduese. Me këtë deklaratë ajo ka ofenduar çdo dëshmor, çdo familje dëshmori, invalid të luftës, përpjekje të popullit për çlirim të Kosovës. Tema e UÇK’së nuk është temë ditore’’, ka thënë ajo në Frontal T7.






