11.7 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Kurti: Në Kosovë ka ndodhë ndryshimi i madh, të gjithë duhet të gëzoheni

- Advertisement -

Një pjesë e transkriptuar e fjalimit të Kurtit në Kuvend, në interpelancën e sotme për veriun:

Më 23 nëntor të këtij viti, në mbledhjen e qeverisë dhe më 24 nëntor këtu në Kuvend unë kam treguar rrjedhën e takimit në Bruksel më 21 nëntor.

Teksti i prezentuar nga zoti Borrell si draft deklaratë që mëtohej të lëshohej në fund të takimit, kishte paragrafë. Dy nga ta bënin thirrje për përqendrim me urgjencë për normalizim të marrëdhënieve.

Ishte vendosur edhe një afat për marsin 2023. Në parim, ne u pajtuam me këtë ftesë dhe i premë biletat për Bruksel.

Në kuadër të diskutimeve atje, gjithmonë e kemi vënë theksin te propozimi i BE për marrëveshje, jo dialog për proces apo një problem të vogël.

Konvertimi i targave ilegale është e drejtë e qytetarëve të Republikës dhe njëkohësisht obligim, këtë obligim e kemi zbatuar duke paraqitur edhe insentiva financiare për të gjithë ata që bëjnë konvertimin. Janë disa mijëra targa të tilla.

Ne ishim dakord të pezullonim veprimet e mëtejshme, si gjobat, nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave.

Ndodheshim fare pranë tij, për të arritur një deklaratë të përbashkët.

E përsëris që takimi i së hënës nuk ishte i sukeseshëm pasi nga fokusi i propozimi i BE u takua vetëm te veprimet në lidhje me targat.

Në gjykimin tim, dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundshëm pa zhvillimet e së hënës.

U braktis propozimi evropian pikërisht nga ndërmjetësit.

Tani jemi në situatë tjetër, kemi pezulluar veprimet për ti dhënë hapësirë planit franko gjerman. Tani i takon sponsorizuesve të këtij plani, për një afat sa më të shpejtë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo që na bashkon është qëllimi i përbashkët për forcimin e sovranitetit të Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë votuar masivisht për ndryshim dhe qasje të re për dialog.

Duhet ta kuptoni saktësisht dobinë, vendosmërinë e kësaj qasje të re.

Sikur të ishim në qeveritë e kaluara ku shumica varej nga Lista Serbe, me siguri se do bëhej ndonjë mocion për qeverinë, por ja që tani nuk është e mundshme.

Ka ndodhë ndryshimi i madh, besoj që të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit