Kurti në “foton e ditës” së Ramës, por i vetëm dhe çuditshëm

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, kanë marrë pjesë në Samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Dublin të Irlandës.

Pas samitit, Rama ka publikuar në Facebook atë që e ka cilësuar si “Foton e ditës”, ku shihen disa prej liderëve pjesëmarrës në këtë ngjarje.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen në fotografinë e publikuar është mënyra se si është kapur Albin Kurti, nga i cili shihet vetëm koka, ndërsa pjesa tjetër e trupit mbetet jashtë kornizës.

Në anën tjetër, Rama shihet duke zhvilluar një bisedë me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Fotografia e publikuar nga kryeministri shqiptar ka marrë vëmendje pikërisht për këtë detaj.

Të ngjashme

Të fundit